-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çohet në gjyq drejtoresha e spitalit: Kuroi pacientët me ilaçet që i blenë vetë

Kryesoret

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të Rudina Degjonit, me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme e Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ajo akuzohet se në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz per jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit