Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot delegacionin sipas tij të fryrë të Presidentit dhe kryeministrit të vendit në udhëtimin drejt Nju Jorkut ku do të marrin pjesën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që e drejton Shqipëria. Gati gjysmë milioni Euro, tha Berisha është shpenzimi për 35 zyrtarët shqiptarë që shkuan në Amerikë.
“48% e pensionistëve shqiptarë janë me pagesa të pjesshme. Indeksimi i pensioneve në masën 8% është hipokrizi. Kjo nuk indekson as inflacionin. Është 3% më e ulët se vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5% më e ulët sa vlera reale e inflacionit. Ka vetëm një zgjidhje, vendosja e minimumit jetik për të gjithë shqiptarët.
Vendosja e 200 euro për person për minimumin jetik është një akt që vendoset pa asnjë vështirësi. Përballohet vetëm duke ndaluar vjedhjet në buxhetin e shtetit. Mos harroni që udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe Presidentit do të jetë një nga më të kushtueshmet e përfaqësuesve të një shteti.
35 veta ndodhen në delegacionit e tyre në Nju Jork. Një numër i pazakontë dhe që do të thotë po të kemi parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në “Ismailin” e tij delegacionin e kryetarit të shtetit do të thotë shpenzim deri në gjysmë milioni Euro në buxhetin e shtetit” tha ai.
E cilëson këshilltare të jashtme, Sejko: Begaj merr me vete parukieren e Zonjës së Parë në SHBA!