-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa ditë para javës së modës, vidhet koleksioni i veshjeve të Balmain

Kryesoret

Veshjet e modës së lartë që do të shfaqen në shfaqjen e ardhshme të javës së modës në Paris të Balmain mësohet se janë vjedhur gjatë kohës kur po transportoheshin me kamion.

Për mes një postimi në llogarinë e tij stilisti, Olivier Rousteing u shpjegoi fansave të tij se më shumë se 50 komplete nga koleksioni i ri i shtëpisë ishin vjedhur.

 “U zgjova këtë mëngjes me një buzëqeshje, duke filluar provat për shfaqjen time të radhës në orën 9 të mëngjesit dhe ja çfarë ndodhi… Janë vjedhur 50 krijime Balmain. Dërgesa ishte vjedhur. Kamioni u vodh. Faleminderit Zotit, shoferi është i sigurt.”

Kreu i shtëpisë Balmain tha se shfaqja do të zhvillohet në datën e planifikuar, 27 shtator pranë Kullës Eiffel.

 “Shumë njerëz punuan shumë për të krijuar këtë koleksion. Ne përsërisim gjithçka, por kjo është kaq mosrespektuese”, theksoi ai.

Rousteing shtoi gjithashtu se ekipi do të vendosë orë shtesë për të siguruar që shfaqja e modës të vazhdojë. 

“Ne do të punojmë më shumë, ditë e net, furnitorët tanë gjithashtu do të punojnë ditë e net… Kaq shumë punëtorë, furnitorë, ekipi im dhe unë. Jini të sigurt, kjo është bota në të cilën jetojmë. Të dua ekipin Balmain dhe ne nuk do të dorëzohemi”, shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit