RENEA mbrëmjen e djeshme ka arrestuar gjashtë persona në Vlorë. Policia thekson se u parandalua një ngjarje kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri, por nuk jepet detaje të tjera se kush ishte në shënjestër.
Të armatosur në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje, policia thotë se u arrestuan dy “pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm”.
Në pranga ranë edhe “4 shtetas të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me 2 shtetasit e armatosur”. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.
Të arrestuarit janë;
-Satilno Basho 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-Mariglen Aliaj 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-Bruno Shehu 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Mehmet Hoxhaj 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Beraldo Xhindi 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Kevin Metaj 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vlora pa “gjumë”/ Polici kapet duke numëruar Lekët, arrestohet vëllai i “kapos” (VIDEO)