Një 17-vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë, në Gaziantep të Turqisë.
17-vjeçari paralajmëroi mikun e tij të së njëjtës moshë, i cili ndau një postim për të në rrjetet sociale dhe i kërkoi që ta fshinte postimin.
Viktima iu përgjigj negativisht kërkesës së bashkëmoshatarit të tij dhe mes tyre lindi një debat i ashpër, që përfundoi në përdorimin e thikës, raportojnë mediat turke.
Mësohet se autori e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, ai është arrestuar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.