Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 4 persona pasi për vepra të ndryshme penale.
Një tjetër rast dhune është regjistruar edhe në Peshkopi, ku një 40-vjeçar me iniciale F.H ka goditur me mjete të forta pas një konflikti për motive të dobëta personin me te cilin po zihej.
Për pasojë 40-vjeçari është vënë nën hetim nga Policia e Dibrës. Po ashtu në Bulqizë nisi hetimi ndaj 39-vjeçarit me inicialet K.D. pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një person.
Ndërsa Policia Rrugore nisi hetimin për 19-vjeçarin me inicialet J.M., 19 vjeç pasi duke drejtuar motorit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri A.N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.