Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gracen në Tiranë, ku raportohet se një i ri, vetëm 29 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik.
Sipas policisë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia e Tiranës.