-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autobusi me 30 pasagjerë që u aksidentua, dy viktima, të plagosurit nxirren me litarë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me dy të vdekur dhe të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një autobusi në autostradën Cetinje – Budva, në qytezën Obzovica.

Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb. Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi, shkruan “Vijesti“.

Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

Një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi ka nisur dhe trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet. Zjarrfikësit janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët.

Shoferi i autobusit nga Nikshiqi, i cili zbarkoi në rrugën ndërmjet Obzovicës dhe Brajiqit, u dërgua në Departamentin e Sigurisë në Cetinje, ku do të merret në pyetje.

Shoferi u plagos dhe efektivët e nxorën nga humnera. Kur ekipi i parë i mjekëve zbriti te shoferi, ai u ankua atyre se ndjente dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës.

Tragjike/ Autobusi me 30 pasagjerë bie në humnerë, ka të vdekur dhe të plagosur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit