-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaloi Vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Prokurorin e Elbasanit

Kryesoret

Komisioneri Publik ka vendosur të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sa i takon prokurorit të Elbasanit Artur Ismajlukajn.

Sipas Komisionerit Publik, ka fakte ligjore se Ismajlukaj, i cili ka kaluar procesin e Vettingut, në fakt ka cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Në njoftimin thuhet se apelimi të merret në shqyrtëzim nga Kolegji i Apelimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj.

“Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 681, datë 7.7.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan…

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 681/2023,të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Ismajlukaj.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit