Nëntë ndërtesa banimi të dëmtuara nga tërmeti janë hedhur në tokë për me eksplozivit në Malatya në Turqi.
Për shembjen e ndërtesave 15-katëshe u përdorën 1.660 kilogramë eksploziv. Në video shihet momenti kur shemben ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i rëndë i 6 shkurtit të viti 2023.
Pas aktivizimit të eksplozivit ndërtesat bien njëra pas tjetrës duke ngritur një re të madhe tymi.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën qendrore të Turqisë dhe veriperëndimin e Sirisë ku si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë persona, derisa dëmi material vlerësohet se kap shumën e mbi 100 miliardë dollarëve, shkruan Reuters.