Policia e Elbasanit ka bërë të mundur të arrestojë shoferin 33-vjeçar, me inicialet E.B. i cili dy ditë më parë përplasi me makinë një motor në aksin rrugor “Cërrik-Selitë”.
Pas ngjarjes 33-vjeçari është larguar duke e lënë të plagosur drejtuesin e motorit, 36-vjeçarin me inicialet L. Ç. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.