Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona në dy raste të ndryshme për të njëjtën vepër penale të dhunës në familje.
Bëhet fjalë për arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit me inicialet E. P., banues në fshatin Radokal i Poshtëm, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Nga ana tjetër është shpallur në kërkim 25-vjeçari me inicialet R. L., banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së KorçëS, për veprime të mëtejshme.