Një ndër ndeshjet më të rëndësishme që dot zhvillojë Shqipëria për kualifikueset e “Euro 2024” është ajo kundër Çekisë që do të mbahet 12 tetor.
Dhe marrja e një trepikëshi kundër çekëve është një hap i madh drejt Gjermanisë. Në lidhje me këtë ndeshje të rëndësishme ish-deputeti, Selami Jenishehri ka marrë iniciativën të shkruajë një letër drejtuar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.
Në këtë letër Jenishehri ka shpalosur të gjitha këshillat e tij se si të fitohet përballja kundër Çekisë.
Ai pretendon se gjithmonë ka pasur rezultate të mira saqë e ka cilësuar stërvitjen e tij më të mira se ato të FIFA.
Më tej ai në letër ka shpalosur edhe dosa ide sesi të pozicionohen lojtarët në fushë dhe teknikat që duhet të përdorin për të pasur sukses.
Në fund e mbyll duke theksuar se di më shumë sesa stafi teknik i Kombëtares sonë dhe kësisoj ka nisur nga puna duke shkruar një libër.