Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Lavrov tha se që prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, SHBA dhe vendet satelite të saj kanë ndërhyrë në këto shtete, si në rastin e Ukrainës.
Ai shtoi se tema e propozuar nga kryesia shqiptare është mëse e përshtatshme për ta pasi i ndihmon për të ndërtuar kronologjinë e ngjarjeve.
Sipas tij, Perëndimi ka shpenzuar 5 miliardë dollarë për të kultivuar politikanë ukrainas në Kiev.
“Qysh prej rënies dhe kolapsit të ish Bashkimit Sovjetik, vendet satelite të SHBA në mënyrë flagrante kanë ndërhyrë, si edhe në Ukrainë.
Në fakt, kjo u pranua edhe mekrenari nga zv.sekertarja e shtetit, Victoria Nuland, në vitin 2013. 5 miliardë dollarë u shpenzuan për të kultivuar politikanë ukrainas në Kiev nga Perëndimi, në përpjekje për të fshirë gjithçka që kishte ndodhur para vitit 2014.
Tema e takimit të sotëm, propozuar nga kryesia shqiptare është mëse e përshtatshme për ne, për të ndërtuar kronologjinë e ngjarjeve, sidomos veprimet e palëve kryesore që kanë vepruar, sidomos sa u përket parimeve të kartës së OKB.
Në vitet 2004-2005, ka pasur përpjekje për kandidatë pro-amerikanë. Parimi i mosndërhyrjes së brendshme është shkelur. Fakti që nazistë ukrainas morën pushtetin në Kiev, nuk përfaqësonin popullsinë në Donbas dhe Krime.
Dhe natyrisht, mbështetja pa kushte e kryeqyteteve perëndimore për aktet kriminale të regjimit të Kievit, janë shkelje e parimit të vetëvendosjes dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme,” tha Lavrov.