-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loja e pushtetit/ Nikolla thirri Bardhin si kryetar grupi, Açka largohet

Kryesoret

Sot u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve, sikur është procedurë një ditë përpara seancës së parlamentit. Në mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi, por edhe Flutura Açka.

Bardhi ishte thirrur si kryetar grupi i PD-së, ndërsa Açka si kryetare e komisionit të Medias edhe pse pak ditë më parë dorëzoi dorëheqjen.

Açka priste që të thirrej në cilësinë e kryetares së grupit të PD-së që i delegoi Lulzim Basha, por Nikolla e ka njoftuar se në këtë post njeh akoma Bardhin dhe se deputeten demokrate e thirri si drejtuese të komisionit.

Kjo ka bërë që Açka të largohet. Në seancat e kaluara ka pasur mjaft debat në parlament, pasi Nikolla ka lexuar shkresat që i kishte dërguar Lulzim Basha ku e vendoste në dijeni për ndryshimin.

Përplasjet kanë qenë të forta me Bardhin, i cili ende po vazhdon të ruajë këtë status derisa është u ftua edhe sot në këtë konferencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit