-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me kë foli për herë të fundit Ervis Martinaj? Familja dorëzoi kodet/ Eksperti: Çfarë ndodh tani?

Kryesoret

Pak ditë më parë në media doli lajmi se një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga “mbreti” i basteve para se ai të zhdukej.

Por çfarë ndodh tani dhe çfarë mund të presim? Eksperti i policisë, Fatjon Softa shprehet se informacionet e reja që mund të zbulohen mund të ndërthuren për të zbuluar ngjarje të reja.

Janë të rëndësishme sepse së pari nëse ka një ç’kodim të këtyre komunikimeve të Ervis Martinajt dhe jo vetëm, kjo i ndërthur informacionet. Por nga i dinë familjarët këto kode? Kjo do të thotë se edhe familjarët paskan dijeni dhe mund të merren në pyetje edhe për komunikimet që ka pasur.

Aplikacioni është në dorë të hetuesve francezë dhe belgë. Ata i kanë zbërthyer. Këto kode nëse vijnë mund të dalin detaje të tjera. Mund të japin ndihmë në aspektin e kohës” tha ai.

Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Ervis Martinajt për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 41-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky” familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit