-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një film për Ukrainën në Parlament, pak deputetë në sallë

Kryesoret

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, “Fluturat metalike” ndalën sot në Parlamentin Shqiptar. Për dokufiction-in gjermano-ukrainas, që u shfaq përgjatë 84 minutave, pjesëmarrës ishin pak spektatorë.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, u përpoq të justifikojë pjesëmarrjen përballë themeluesit të Festivalit, kineastit Kujtim Çashku.

“Z.Çashku e di që jeni i mërzitur pak sot me prezencën, por besoj se ka dhe ajo arsyet e veta që reflektohen edhe në këtë pjesëmarrje. Sidoqoftë unë ju siguroj në emër të Kuvendit të Shqipërisë që ne jemi vërtetë të nderuar që ju kemi sot ju këtu,” thotë Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

Parlamenti është një nga lokacionet që përzgjidhet prej disa vitesh nga themeluesit e Festivalit për të shfaqur filmat.

“Jemi këtu sot në shtëpinë e deputetëve për të diskutuar mbi temën e agresionit rus në Ukrainë, ashtu siç do të kishim dashur që në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të kishim prezent deputetët e Republikës së Shqipërisë,” tha Erida Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu, në Parlamentin Shqiptar, për të thënë përmes këtij prezantimi dy fjalë për drejtësinë,” u shpreh nga ana tjetër Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit