-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Irani: SHBA të tregojë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore

Kryesoret

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se shteti i tij kurrë nuk do të heqë dorë nga e drejta “për të pasur energji paqësore bërthamore” dhe i bëri thirrje Uashingtonit “të demonstrojë” se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Gjatë një fjalimi para një takimi vjetor të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Raisi tha se tërheqja amerikane nga marrëveshja shkeli zotimet e Shteteve të Bashkuara dhe ishte “një përgjigje e papërshtatshme” ndaj përmbushjes së zotimeve të Iranit.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike.

Një vit më vonë, Irani nisi të shkelte marrëveshjen dhe nisën bisedimet në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes. Por, bisedimet dështuan në gusht të vitit 2022.

Për një kohë të gjatë Irani ka mohuar se synon të krijojë armë bërthamore dhe insiston se programi i tij ka qëllime krejtësisht paqësore. Këtë qëndrim e përsëriti Raisi në OKB, duke thënë se “armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse dhe atë ushtarake” të shtetit të tij.

Por, shefi për mbikëqyrje bërthamore në OKB, Rafael Grossi, gjatë një interviste dhënë të hënën për Associated Press, tha se heqja e kamerave dhe sistemeve të tjera monitoruese elektronike nga Irani ia bëjnë të pamundur Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që të japë garanci për programin bërthamor të Teheranit.

Më herët, Grossi kishte paralajmëruar se Irani ka pasuruar mjaftueshëm uranium dhe mund të krijojë me to “disa” bomba bërthamore, nëse dëshiron.

Drejtori i kësaj agjencie të OKB-së po ashtu kërkoi që të takohej me Raisin për ta bindur që Teherani të heqë dorë nga ndalesat që ka vendosur për inspektorët e agjencisë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit