Gazment Bardhi në cilësinë e kryetarit të grupit të PD-së u ftua ditën e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve një ditë përpara seancës parlamentare. Një nga pikat e diskutuara ishte reforma zgjedhore.
Bardhi tha se shumica nuk i pranoi propozimet e tij për ndryshimet në komision, që mes të tjerash shkarkon Enkelejd Alibeajn nga krahi i Lulzim Bashës si bashkë-kryetar duke e zëvendësuar me Oerd Bylykbashin. Më një fjalë, shumica deri në këto momente njeh Bardhin kryetar grupi të PD-së, por nuk pranojnë kërkesat e tyre.
“Një nga çështjet që u diskutua ishte komisioni i reformës zgjedhore. I dërgova një kërkesë Nikollës se përse për një vit e gjysmë komisioni është mbledhur vetëm dy herë. Në objektin e punës duhet të ishin të realizuara rekomandimet e OSBE-së. I kam kujtuar kolegëve të grupit të PS-së që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore.
Nuk mund t’i njohësh statusin një komisionit që për një vit e gjysmë e ke bllokuar. Kemi dorëzuar një projektvendim me dy ndryshime që të përfshihet raporti i zgjedhjeve të 14 Majit dhe ekspertiza e ODHIR-it. Shumica vendosi kundër.
Që të zgjasë edhe me 6 muaj komisionin sikur e ka objektin e punës. Nuk mori në shqyrtim propozimet e opozitës. Sot në përbërje ka deputetë që kanë një vit që kanë dorëzuar mandatin. Përbërja nuk përputhet me realitetin.
Nuk pati shprehje qëndrimi për këtë pikë. Në parim kryetari i grupit të PS-së pranoi se është opozita që cakton ekipin. Ne e kemi propozuar. Nesër do i drejtohemi kryetares së Kuvendit për përbërjen e re të komisionit të reformës zgjedhore” tha ai.
Por çfarë ndodhi në mbledhje me Flutura Açkën, të cilës Lulzim Basha tha se i ka deleguar kompetencat për të drejtuar grupin e PD-së në vendin e Gazment Bardhit?
“Zonja Acka ishte në mbledhje, i drejtoi një pyetje drejtueses se në çfarë cilësie ishte dhe mori përgjigjen se ishte në cilësinë e kryetares së komisionit të Mediat. Në këtë moment bëri një deklaratë dhe iku” tha ai.
Loja e pushtetit/ Nikolla thirri Bardhin si kryetar grupi, Açka largohet