-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dënua nga UEFA, FSHF-tifozëve: Kombëtarja ka nevojë për ju, silluni korrekt në ndeshje

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka dënuar me 44 mijë euro gjobë FSHF-në dhe ka paralajmëruar për mbyllje të disa tribunave të stadiumit për 2 ndeshje në të ardhmen.

Duke nisur nga ndeshja kundër Çekisë, në 12 tetor në Air Albania, UEFA do monitorojë sjelljen e tifozëve kuqezi për dy vite.

FSHF apelon për tifozët kur thotë se mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke”, njofton FSHF.

Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024′,” thuhet në apelin e FSHF-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit