-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shuan në lule të rinisë, vriten në banesë dy modele, dyshime për vrasës serial

Kryesoret

Dy modele janë gjetur të vdekura në një hark të shkurtër kohor në Los Angeles.

Nichole “Nikki” Coats dhe Malisa Mooney, 32 dhe 31 vjeç u gjetën të pajetë në banesat e tyre përkatëse me një distancë prej disa orësh.

Ideja e një vrasësi serial është e frikshme, por nuk ka gjetur konfirmim zyrtar nga qarqet hetimore.

Trupi i Nichole Coats u gjet më 10 shtator. Duke mos pasur asnjë lajm për të renë, familja e saj ngriti alarmin. Vdekja e vajzës është shpallur “e dyshimtë” ndërsa po pritet autopsi për zbardhjen e vdekjes së modeles.

Dy ditë më vonë, në një pallat më pak se tre milje larg, Malisa Mooney u gjet gjithashtu e vrarë. Kanë qenë edhe familjarët e saj që kanë nisur kërkimet për të pasi e reja nuk po i përgjigjej telefonatave dhe mesazheve.

Në rastin e Mooney duket se nuk ka asnjë dyshim por është cilësuar vrasje. Megjithatë, është e paqartë se sa kohë ka kaluar midis vdekjes dhe zbulimit të trupit.

“Dua përgjigje, dua të di pse më vdiq vajza. Nikki nuk kishte armiq,” tha nëna e saj, Sharon Coats.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar lidhjet e mundshme mes dy të rejave dhe për të rindërtuar orët e tyre të fundit të jetës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit