Në pamje shihet sesi mjeti sportiv Audi A4 detyrohet të ndalojë në anë të rrugës nga të paktën dy mjete të tjera që i bllokojnë kalimin nga para dhe prapa.
Filimisht Audi bën përpara teksa 27-vjeçari i dëshpëruar tenton të largohet, por të paktën tre burra, dy të armatosur, dalin nga mjetet duke i drejtuar pistoletën.
Më pas ata tërheqin jashtë shoferin duke e hedhur përtokë, duke mbajtur armët në dorë gjatë gjithë kohës, tha policia e Chicago.
Një nga sulmuesit më pas i lidh duart prapa shoferit të makinës së grabitur, duke e lënë me fytyrë përtokë teksa të tjerët hyjnë për të marrë mjetin.
Të dyshuarit më pas largohen në krimin qe nuk zgjati më shumë se dy minuta.
Policia e Chicago konfirmonte se ende nuk ka kapur asnjë nga gjashtë të dyshuarit e krimit shokues që ndodhi natën e 2 shtatorit.
“Fatmirësisht nuk kishte të plagosur por nuk kemi të ndaluar asnjë të dyshuar ende, hetimet vazhdojnë,” tha një zëdhënës.
Policia e Chicago thotë se po përballet me “volum të madh krimesh ditore” në qytetin e drejtuar nga një demokrat, shkruan Daily Mail.
Dhe në fakt vjedhja e makinës ndodhi në të njëjtën natë kur u regjistruar dhe shtatë grabitje personash në të njëjtën zonë qendrore të qytetit.
Të dyshuarit përshkruheshin si afrikano-amerikanë nga 17 deri në 23 vjeç, të maskuar në fytyrë, sipas rrjetit vendas CWB Chicago.
Prej vitit të kaluar qyteti ka parë një rritje prej 86% në vjedhjet e automjeteve apo dhe rrëmbimet e dhunshme.
Dramatic video shows the moment a man is carjacked by 2 carloads of armed men near Wabansia and Western on September 2, 2023 in #Chicago
The man was boxed in and subsequently forced to the ground by the armed men and they proceeded to take his car and his belongings. https://t.co/XGj9Mht5cX pic.twitter.com/nFnikZAhZo
— 16th & 17th District Chicago Police Scanner (@CPD1617Scanner) September 19, 2023