Autori i plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e djeshme në Kinostudio ende nuk është arrestuar. Policia njofton se gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e Klered Bozhanajt, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë. Policia kërkon edhe njëherë ndihmën e qytetarëve.
“Policia Tiranë falënderon qytetarët për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia.
Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” njofton policia.
Efektivët e policisë i kanë bërë thirrje duke i bërë shenjë që të ndalonte, por ai u përgjigj duke qëlluar me armë drejt policit Edlir Alleshi dhe u arratis në rrugicat e lagjes duke përfituar nga errësira.
Tentoi të vriste policin në Tiranë, agresorin e “përpiu dheu”