-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evropa rrezikon varësinë nga bateritë kineze në mungesë të energjisë ruse

Kryesoret

Ndërsa Evropa përpiqet të pakësojë çlirimin e karbonit ajo rrezikon të krijojë varësi nga Kina për bateritë ndërsa kërkesat pritet të rriten tej mase në vitet e ardhshme.

Ky është vlerësimi i bërë në një raport të Bashkimit Evropian, i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters. Raporti do të përdoret si baza e një takimi të nivelit të lartë që do të mbahet në fillim të tetorit mbi sigurinë ekonomike dhe energjetike të Evropës.

Raporti i BE-së i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters paralajmëron se deri në vitin 2030, Evropa mund të bëhet po aq e varur nga Kina për bateritë, me përbërje prej litiumi dhe joni, sa ishte e varur nga energjia ruse përpara fillimit të agresonit të Moskës në Ukrainë.

“Nuk është shumë vonë, por mendoj se ata duhet të veprojnë me shpejtësi pasi Kina po ecën shumë shpejt në këtë sektor; ata janë kampionët e botës. Ata gjithashtu po rrisin përpjekjet të sigurojnë lëndët e para diku tjetër, për shembull në Afrikë. Është e rëndësishme të fuqizohet bashkëpunimi midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e teknologjive të reja, sepse kjo është përparësia kryesore,” thotë Guido Cozzi, ekonomist në Universitetin e St. Gallenit në Zvicër.

Evropa po ndërmerr hapa për të zhvilluar ekosistemin e saj të baterive siç është Aleanca Evropiane e Baterive, e cila përpiqet të nxisë investimet, kërkimin dhe zhvillimin e tyre. Franca hapi fabrikën e saj të parë të baterive të makinave elektrike në muajin maj.

“Qëllimi nuk është që të ketë vetëm fabrika të baterive. Ne duhet të kontrollojmë të gjithë zinxhirin. Ne fillimisht po punojmë për materialet e nevojshme kritike që të prodhojmë më shumë,” thotë Bruno Le Maire, Ministri francez i Financave./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit