Një efektive e patrullës në Komisariatin nr. 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar së bashku me kolegun mjetin me synim për ta gjetur.
Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh. Pasi e hapën, brenda saj kanë gjetur një pistoletë “TT”. Arma është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë dhe shenja gishtash.
Dyshimet e para janë se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur, duke iu shmangur kështu edhe akuzës për “armëmbajtje pa leje”.