-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden eshtrat e një viktime luftë në oborrin e doktorit serb, nisin hetime ndaj tij

Kryesoret

Eshtrat e një viktime të luftës janë gjetur zhvarrosur në oborrin e një shtëpie në Distriktin Brçko, në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës (INO BiH) ku shtohet se ndaj familjarëve është hapur një hetim.

Siç thuhet nga Instituti, eshtrat jo të plota janë zhvarrosur në oborrin e shtëpisë së familjes Mraoviq dhe supozohet se bëhet fjalë për viktimë të boshnjake, me shumë gjasa nga zona e Srebrenicës.

“Sipas atyre informacioneve, eshtrat e viktimës janë sjellë në Bërçko, menjëherë pas luftës dhe në vitin 2012 janë varrosur dhe fshehur nën një shatërvan në një oborr privat, me shumë gjasa nga pronari i parcelës. Lidhur me këtë rast është hapur hetim nga prokuroria kompetente”, kanë thënë Instituti.

Eshtrat do të transferohen në Qendrën Memoriale të Tuzlës për përpunim të mëtejshëm mjeko-ligjor dhe mjeko-ligjor-teknik, si dhe nxjerrjen e mostrave të kockave me qëllim të përcaktimit të identitetit përmes metodës së ADN-së.

Zëdhënëse e Institutit, Emza Fazliq ka sqaruar se bëhet fjalë për mjekun Mraoviq, i cili në fakt është ortoped.

“Sipas informacioneve që disponojmë, ato mbetje në fakt janë sjellë në zonën e Srebrenicës në vitin 1997 dhe gjoja z. Mraoviq i ka studiuar ato mbetje dhe në vitin 2012 i ka varrosur në oborrin e tij, pas së cilës mbi to është ndërtuar një shatërvan,“ shpjegoi ajo.

Fazliq dhe konfirmoi se ndaj tij është hapur një hetim për fshehjen e këtyre mbetjeve.

Ajo shtoi se kërkimet për eshtrat e 100 personave janë ende duke u zhvilluar në rrethin e Brçkos dhe kujtoi se zhvarrosja e fundit ishte vitin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit