-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zhvati 120mln $ nënës, trashëgimtarja multimiliardere bie nga ballkoni dhe vdes

Kryesoret

Bija e nje bankieri miliarder që ishte arrestuar për vjedhjen me mashtrim të pasurisë prej 140 milionë dollarë të nënës së saj, ka vdekur së fundmi pas një rënieje te papritur nga ballkoni.

47-vjeçarja Sabine Boghici, u arrestua vitin e kaluar bashkë me tre bashkëpunëtorë për vjedhje të parave, bizuterive e veprave të artit nga nëna e saj e moshuar.

Por tashmë njoftohet se ajo ka vdekur pas një rënieje nga ballkoni katit të pestë i shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, Brazil. Ajo ishte gjetur përtokë para shtëpisë së saj më 14 shtator, dhe u dërgua në spital ku humbi jetën prej plagëve.

Autoritetet braziliane besojnë se vdekja ka ardhur si një vetëvrasje, teksa pas kontrollit të banesës u gjet një shënim për bashkëjetuesen e saj Rose Stanesco, e cila është aktualisht në burg.

Boghici ishte bija e financierit Jean Boghici, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Brazil, i cili vdiq në 2015. Jean ishte një hebre i lindur në Rumani dhe kishte ardhur në Brazil me miq të tij bankierë në 1948.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit