-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho ndjek në stadium shkëlqimin e “xhevahirit” të kombëtares

Kryesoret

Legia e Varshavës fitoi 3-2 kundër Aston Villës në grupin E të Conference League. Për raundin e parë në grupe, polakët iu falën dopietës së Ernest Muçit. Nën sytë e Sylvinhos, sulmuesi i Kombëtares i dha tri pikë të tijve. Prezent në stadium ishte edhe trajneri i kuqezinjve me ndihmësit e tij, duke i sjellë fat 22-vjeçarit.

Sylvinho e ka vlerësuar talentin e sulmit, duke e ftuar në kombëtaren shqiptare. Në minutat 26-të dhe 51, Muçi përshëndeti rrjetën duke i shënuar dy herë portierit kampion të botës, argjentinasit Emiliano Martinez.

Muçi dërgon në tre numrin e golave në kompeticionet evropiane këtë sezon, teksa shqiptari ka shënuar edhe tre herë të tjera në kampionat. Pas golave të sotëm, të gjithë tifozët e Legias në Varshavë kanë brohoritur emrin e tij. Forma e mirë e djaloshit ka bërë që trajneri Sylvinho ta ftojë në Kombëtare, por pa i besuar minuta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit