-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xavi vazhdon tek Barcelona: Ja përse ndryshova mendje

Kryesoret

Një nga rolet më të rëndësishëm në futbollin evropian, ai i trajnerit të Barcelonës, nuk është më në dispozicion. Tashmë dhe kandidatët që u përfolën gjatë gjithë kësaj kohe duhet të tërhiqen.

Kjo pasi Xavi njoftoj se do vazhdojë të jetë trajneri i Katalanasve edhe sezonin tjetër, kur mbaron dhe kontrata.

Një situatë konfuze për lojtarët dhe tifozët, pasi ikona e Barçës deklaroi se do të linte vendin e nxehtë në Camp Nou, në fund të këtij sezoni. Pas asaj humbje 5-3 në 27 janar ndaj Villarealiit, Xavi deklaroi lamtumirën. Madje duke thënë se vendimi ishte ‘për të mirën e lojtarëve’.

Prej ati momenti ai ka mohuar çdo spekulim se do vazhdonte në krye të Barçës. Madje dhe kur flitej për një triumfim të mundshëm në UCL. Deklarata të tjera pikante ishin ato të tipit, ‘lojtarët po luajnë më mirë pasi njoftova largimin tim’, u shpreh Xavi në një moment kur skuadra po bënte mjaft mirë.

Tashmë të gjitha parashikimet janë përmbysur, Xavi dhe kryetari i klubit të Barcelonës sot mbajtën një konferencë për media. Siç raportohet mbrëmë ata zhvilluan një takim të gjatë në shtëpinë e presidentit Laporta.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se Xavi do të mbetet te Barcelona si trajner. Ai në deklaratat e tij të kaluara kishte thënë se kishte në plan të largohej. Por në takimin tonë të djeshëm, ai më përcolli emocionet e tij për ekipin dhe projektin tonë. Një lajm i shkëlqyeshëm që Xavi do të vazhdojë”, tha Laporta.

Ai tha gjithashtu se ata janë në rrugën e duhur për të përmirësuar ekonominë e klubit dhe se planifikojnë të kthehen në stadiumin e rikonstruktuar Nou Camp në dhjetor.

Xavi theksoi se mendimi i tij për “largim në fund të sezonit” të cilin e shpalli në mesin e këtij sezon, ishte i saktë në atë kohë sepse besonte se duhej një ndryshim në skuadër. Por pas mbështetjes që mori nga kryetari i klubit Laporta, drejtori sportiv Deco dhe skuadra, tani mendon të kundërtën.

“Kam energji për të vazhduar”, tha Xavi duke shtuar se bashkë me të do të qëndrojnë edhe të gjithë ndihmësit.

Duke vendosur të respektojë kontratën e tij, e cila normalisht do të skadonte në qershor të vitit 2025, Xavi theksoi se kjo “nuk ka të bëjë me paratë apo egon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit