Presidenti amerikan, Joe Biden pas një konferece me presidentin brazilian, Lula da Silva është larguar nga skena pa i dhënë dorën.
Ky veprim i Biden është shpërndarë në rrjetet sociale por edhe reagimi epik i Lulas ka tërhequr vëmendje.
Takimi i tyre diplomatik nisi me të papritura pasi Biden u përplas mbi një flamur brazilian dy metra të lartë.
Pak minuta më vonë gjatë fjalimit të Lulës, Biden u duk se nuk po dëgjonte me kufjet, të cilat po i përdorte për të dëgjuar përkthimin.
“Më dëgjon, president Biden? Ky është një moment historik për Brazilin dhe për SHBA-në”, tha Lula në fillim të fjalës së tij.
Biden vazhdoi të dukej i hutuar ndërsa luftonte me kufjet, ndërsa Lula vazhdonte fjalimin e tij.
Pas fjalimit Biden i dha dorën drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Gilbert Houngbo dhe u largua nga skena pa shtrënguar duart me Lulën.
Megjithatë, në vend që të përshëndeste presidentin brazilian që i zgjati dorën për një shtrëngim duarsh, presidenti amerikan përshëndeti publikun përpara se të largohej nga skena.
Lula i mërzitur me këtë lëvizje të Bidenit duke bërë një gjest me dorën e tij.
🇧🇷🇺🇸 Biden forgets to say bye to Lula. pic.twitter.com/BNF1Y6TDpT
— Lord Bebo (@MyLordBebo) September 21, 2023