Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në autostradën që e lidh fshatin Shkabaj me Obiliq e Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin e makinës, por asgjë nuk ka shpëtuar pasi makina është djegur e gjitha.
Ndërkohë mediat e Kosovës kanë publikuar pamje nga makina e djegur ku kanë mbetur vetëm pjesët metalike të saj.