-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen rastet e prekur me Covid-19, Mjekët: Infektimet u rritën nga turistët

Kryesoret

Prej nisjes së muajit Shtator sipas mjekëve të shërbimit ambulator dhe klinikave private në vend janë shtuar rastet e të prekurve me Covid-19.

Mjekët e shërbimit ambulator si të familjes dhe pediatër pohuan se për të dyja kategoritë e të prekurve me Covid-19 simptomat zgjasin nga 4 deri në 5 ditë. Situata po përballohet vetëm nga shërbimi ambulator dhe nuk ka raste hospitalizimi.

Mjeket nënvizojnë se shtimi i rasteve të prekur me Covid-19 është ndikuar nga fluksi i lartë i turistëve dhe emigrantëve përgjatë muajve të verës

Drejtues të rrjetit të laboratorëve “Intermedica” pohuan për Monitor se prej së hënës së parë të muajit Shtator ka shtim të prezencës së rasteve pozitive me Covid -19 të konfirmuar pas testimeve.

Sipas tyre ndryshe nga periudha e muajve të verës ku nuk ka pasur raste pozitive, për muajin Shtator numri i testimeve me rezultate pozitive arrin 5 deri maksimumi 10 raste në ditë.

Edhe mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore të Kamzës Elizabeta Musta tha për Monitor se prej fillimit të muajit Shtator ka shtim të rasteve pozitive të prekurve me Covid-19, me dy forma atë të prekjes së rrugëve të sipërme respiratore dhe me simptoma gastroenterite. Simptomat te të rriturit sipas saj zgjasin 4 deri në 5 ditë.

Mjekja Musta nënvizon se situata nuk shfaqet e rënduar dhe se deri tani asnjë nga rastet e konfirmuara nëpërmjet testimit rapid nuk i është nevojitur hospitalizimi.

Shtim të rasteve me Covid-19 sipas mjekëve pediatër prej datës 20 gusht ka pasur edhe te fëmijët.

Mjekja pediatre Sonila Brati pranë Qendrës Shëndetësore nr.2 pohon për Monitor se përveç shtimit të rasteve me virozë, prej fundit të muajit gusht ka pasur shtim të rasteve te fëmijët e infektuar me Covid-19./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit