Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë takimit me senatorët amerikanë ka thënë se nëse Ukraina nuk merr ndihmë atëherë ata mund ta humbin luftën.
“Nëse nuk marrim ndihmë, do ta humbim luftën,” ka thënë Zelensky.
Lideri ukrainas udhëtoi drejt Uashingtonit pasi mori pjesë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, që u drejtua nga kryeministri Edi Rama.
Ai pritet gjithashtu të mbajë një fjalim në mbrëmje në muzeun e Arkivave Kombëtare dhe gjithashtu do të takohet në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Joe Biden.