-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti serb: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga “Wagner”

Kryesoret

Dushan Janjiç, analist i njohur serb, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd deklaroi sot në veri të Kosovës janë aktivë persona të trajnuar nga Wagner të lidhur me Palestinën dhe Rusinë. “Në tërë Kosovën ka paqëndrueshmëri politike, por rreziqet e sigurisë ekzistojnë vetëm në veri”, tha ai.

Janjiç shprehet se Bosnja dhe Hercegovina është pika e nxehtë numër një në rajon. Ai beson se kur të përfundojnë zgjedhjet në Serbi, Kosovë, BE dhe SHBA, do të mbahet një konferencë ndërkombëtare, ku do të prezantohen të gjitha zgjidhjet e diskutuara dhe të pranuara deri më tani.

Duke thënë se lufta në Ukrainë e ngriti çmimin e konfliktit të Kosovës dhe Bosnjës, Janjiç shton se vlerësimet përkatëse thonë se skenari i muajit maj, kur demonstruesit sulmuan dhe plagosën 90 pjesëtarë të KFOR-it, aktualisht nuk mund të ndodhë, por askush nuk mund të garantojë që një gjë të tillë, palë të tjera ose të treta nuk iniciojnë incidente.

“Jo vetëm Kurti apo Vuçiçi, disa grupe kriminale mund të organizojnë konfrontime të herëpashershme terroriste, konflikte të armatosura… Një pjesë e mbrojtjes civile nuk çarmatoset, ka edhe një pjesë të njerëzve që janë trajnuar nga Wagner që është i lidhur me Palestinën dhe Rusinë”, tha Janjiç. Ai thotë se Perëndimi nuk është i vetmi që pyet “çfarë do të ndodhë” në veri, por është e përfshirë edhe Rusia. Janjiç shton se vlerësimet janë se Beogradi nuk do të dërgojë ushtrinë, policinë apo xhandarmërinë në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit