23 emigrantë të nisur nga vendet e lindjes për një jetë më të mirë në Bashkimin Europian janë marrë peng për disa orë në Korçë, teksa po e përdornin Shqipërinë si trampolinë.
Tre personat që u garantuan se do i kalonin përtej kufirit i vodhën dhe më pas sipas policisë së Korçës i mbajtën peng në një banesë të braktisur në fshatin Bregas, Maliq duke u hequr lirinë në këmbim të 10 000 eurove.
Të tre autorët u arrestuan. Gjatë ndjekjes një prej të arrestuarve nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, ndërsa tjetri posedonte shkop metalik në automjet, por në fund ranë në pranga.
Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare, shkopi metalik, sasi në euro dhe lekë në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight 21”.
Të arrestuarit janë;
Kristiano Ajasllari 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq
Adri Levendi 24 vjeç, banues në Vlorë
Esli Levendi 23 vjeç, banues në Tiranë