“Ka një bashkëpunim shumë të mirë që po ecën. Ky është një proces, që ka ecurinë e vet”. Kështu u shpreh Sali Berisha kur u pyet për raportin me Gazment Bardhin në procesin e bashkimit të opozitës. Megjithatë tha se ka ende shumë punë përpara.
Injoroi platformën që Lulzim Basha prezantoi dje për reformën zgjedhore. “Nëse ke parë diçka të pa kopjuar në ato pika, hajde më thuaj. Nuk ka asnjë risi tek pengu” tha ai.
I pyetur për reformën zgjedhore, tha se është i hapur për ta ndryshuar sistemin zgjedhor. “Sistemi zgjedhor mund të ndryshojë. Edhe nëse është objekt kritikash duhet të ndryshojë. Ky model që kemi ne është një miks. Por modeli është bërë objekt nxirje, atëherë ta ndryshojmë.
Unë jam për sistem të pastër proporcional. Sistemi gjerman. Jo tamam i pastër, por proporcional, pseudomazhoritar. E kemi pasur në ‘95. Ky sistem është i mirë, por e kanë nxirë dhe është mirë të hapësh rrugën” tha ai.