Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Pallars Jussà pranë Katalunjës.
Mësohet se nga ky operacion u zbulua një plantacion kanabisi i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve.
Plantacioni i madh i kanabisit ishte mbjellë në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca. Gjatë operacionit për arrestimin e dy shqiptarëve ata kishin pikasur policinë dhe kishin tentuar të arratiseshin.