Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë bojrash që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Zjarri ka anuluar edhe një dasmë në resortin pranë fabrikës. Dasmorët janë nxjerrë nga resorti dhe janë evakuar së bashku me banorët e zonës me shpejtësi.
Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani u shpreh se situata është kritike. “Obobobo! Ka shpërthime. Janë mbi 10 zjarrfikëse këtu. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen pranë fabrikës” tha ai.
Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Autostrada u bllokua, kalimi bëhet nga rruga dytësore. Energjia është shkëputur për të shmangur rrezikun më tej.