Këtë të shtunë në tregun e këmbimit valutor një dollar amerikan do blihet me 99.2 lekë dhe do shitet me 100.2 lekë. Euro do blihet me 105.9 lekë dhe do shitet me 106.6 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110 lekë.
Paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 121 lekë dhe do shitet me 122.2 lekë. Në dy javët e fundit ka pasur një tjetër rënie të monedhave të huaja dhe forcimit të lekut që po shkon drejt niveleve të kulmit të sezonit turistik.