-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arratisi të kërkuarin, arrestohet efektivi i policisë

Kryesoret

Një punonjës policie në portin e Durrësit është arrestuar me akuzën se ka lejuar që të largohet përmes kësaj pike duke u arratisur një person që ishte në kërkim. I arrestuari është Gledis Lleshi 23-vjeç.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit pasi ka lejuar të kalojë për të dalë jashtë vendit një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale” mbyllet njoftimi, që nuk sqaron se cili ishte personi që arriti që të arratisej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit