-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 300 milionë Lekë për hotelin, banket, shah dhe vaskë për mjekët turq

Kryesoret

Spitali Memorial i Fierit ka shpallur në datë 21 shtator fituesin e tenderit për shërbimin e akomodimit të personelit turk që punon në Shqipëri. Ky, sipas qeverisë është një nga detyrimet e palës shqiptare gjatë fazës kalimtare të funksionimit të spitalit të ndërtuar nga Ankaraja. 40 mjekë do të akomodohen në hotelin e Haxhi Shahut për mbi 310 milionë Lekë për 245 ditë.

Tavani i tenderit ishte 390 milionë Lekë. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit që kishte disa kritere për fituesin që lidheshin me kushtet për mjekët.

Spitali ka një listë të gjatë me kërkesa duke filluar nga vaska, çaji turk pa limit, lojërat, por edhe banketi në rastet e festave.

Spitali kujdeset që shtretërit të jenë me dyshekë me teknologji bashkëkohore dhe të mirëmbajtur. Tualetet e të gjitha dhomave të jenë të gjitha me dush dhe VC ose vaskë dhe VC.

Hoteli ofron ambient të veçantë sportiv dhe argëtimi si lojra shahu, domino. Hoteli merr përsipër që në rastet e festave zyrtare të shtetit turk të organizojë banketin e dedikuar për ekipin turk” thuhet në relacionin shoqërues të procedurës.

Me gjithë këto kushte, përpos pagës që sigurisht e kanë disa herë më të lartë homologët e tyre, pyetja që shtrohet është nëse do të largoheshin mjekët shqiptarë po t’u jepej kjo mundësi në atdheun e tyre?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit