-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

McGonigal pranon akuzat, Berisha: Rrezikon edhe Rama, dënimet 7 deri 15 vite

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për pranimin e akuzave nga Charles McGonigali duke deklaruar se ky është ndëshkim edhe për Edi Ramën, pasi sipas tij kreu i qeverisë është bashkëfajtor në çështjen e ish-agjentit të FBI. Në një postim në mediat sociale, Berisha parashikon se shumë shpejt si McGonigal edhe Rama do të shkojnë në burg.

“Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë! Në shkurt të dy në burg. Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri. Për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite! Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit!” shkruan ai.

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Pranimi i fajësisë u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

E PLOTË/ McGonigal i pranon të gjitha: Po, hetova një lobist të një partie rivale të Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit