Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në Nju Jork, ndërsa po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikë Dorian Jones nga Stambolli, takimi mes udhëheqësve të Turqisë dhe Izraelit ka rritur shpresat për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në Nju Jork, ku po mbahet takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Takimi shënon një pikë të rëndësishme kthese në përpjekjet më të fundit për afrimin e dy vendeve me një të shkuar të vështirë që është shoqëruar shpesh me kritika të ashpra të dy udhëheqësve ndaj njëri-tjetrit. Por analistët thonë se e kaluara nuk do të jetë një pengesë për të ecur përpara.
“Të dy udhëheqësit kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet. Ata kanë një anë pragmatike, dinë të bashkëpunojnë dhe të bëjnë kthesat e nevojshme në politikat e tyre. Pra në përgjithësi, nuk do të jetë një marrëdhënie dashurie. Ata nuk do të jenë miqtë më të mirë apo aleatë të ngushtë,” thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.
Në një postim në platformën X, zyrtarët turq thanë se takimi ishte pozitiv dhe bisedimet ishin të përqendruara tek bashkëpunimi në fushën e energjisë. Ankaraja po i afrohet Izraelit sepse e sheh atë si rrugën më pak të kushtueshme për të shpërndarë gazin natyror nga rezervat e saj të mëdha./VOA
Artikulli i plotë këtu.