Një servis makinash është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në fshatin Duhël të Suharekës në Kosovë.
Si pasojë e zjarrit mësohet se janë djegur disa makina, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë autoritetet zjarrfikëse.
“Rreth orës 14:45, policia është njoftuar se një zjarr i madh është ndezur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës. Në këtë rast zjarri ka përfshirë një autoservis, ku janë djegur disa vetura dhe demi material është i madh,” njofton policia.
“Zjarrfikësve të Suharekës iu kanë dalë në ndihmë edhe ata nga Mamusha e Prizreni. Deri më tani nuk ka të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale. Dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të tymit,” thuhet në deklaratë.
“Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse, lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh. Ky rast në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale,” theksojnë autoritetet vendase.