-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës!

Kryesoret

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se situata në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë dhe se personat e armatosur janë larguar nga manastiri. Dioqeza potencoi se kanë vërejtur prani të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes dhe në oborr të manastirit.

“Dioqeza e Rashkë-Prizren njofton opinionin se gjendja në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë, ndonëse ende ndihet frika nga ngjarjet e sotme si në rrethinë ashtu edhe në vetë portën e manastirit. Personat e armatosur që depërtuan sot janë larguar nga manastiri dhe aktualisht është vërejtur prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portës së hyrjes dhe në oborrin e manastirit”, thuhet në njoftim.

“Në konviktin e manastirit ndodhet ende igumeni me vëllezërit e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë tani për tani janë mirë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit