Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë ngushëllimet për familjen e policit të vrarë pas sulmeve në veri, Afrim Bunjaku.
Haradinaj ka vizituar familjarët ku ka ndarë edhe foto. Në shkrim ai shprehet se polici Bunjaku ra hero në mbrojte të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.