Filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor.
Sot do të publikojë trailerin e këtij filmi dhe një foto nga video po bën xhiron e rrjetit. Është momenti ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë një puthje skenike me njëri-tjetrin.
Ndërkohë aktorët e tjerë që do të marrin pjesë në film janë:
Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro.