Pasditen e sotme njësia Speciale e Policisë së Kosovës pas disa orësh në luftë me agresorët serbë kanë bërë të mundur të futen brenda Manastirit të Banjskës ku u ngujua grupi kriminal serb i cili sulmoi veriun e vendit.
Pas hyrjes në manastir mësohet se policia e Kosovës ka shoqëruar 49 pelegrinë me qëllim për të verifikuar dhe testuar për parafinë.
Bëhet e ditur se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit.
Policia gjithashtu ka arrestuar një agresorët i identifikuar me inicialet B.S., i lindur në vitin 1992 nga Mitrovica e Veriut. Mësohet se ai është pjesëtar i Mbrojtjes Civile.