-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Policia e Kosovës, ja si u sulmuan efektivët në Veri/ DETAJE

Kryesoret

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin e sotëm ndaj tyre në fshatin Banjskë të Leposaviçit.

Sipas deklaratës së tyre, sot rreth orës 02:34, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion pa targa.

Më pas, njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveçan, pas marrjes së informacionit janë nisur me 3 njësi dhe sapo kanë mbërritur në afërsi të vendit kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit.

Policia e Kosovës thotë se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor,” njofton Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit