-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikata e Policisë së Kosovës: Dënojmë ashpër sulmin terrorist ndaj shtetit

Kryesoret

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me vrasjen e një efektivi dhe plagosjen e një kolegu tjetër të tyre duke thënë se dënon sulmet shpreh ngushëllime për vrasjen.

Sindikata thekson se policia është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara, në Veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.

Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë.

Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë.

Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës,” thuhet ne reagimin e sindikatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit